Naun Shundi: Turp i madh! Qeveria nuk e do teatrin, edhe s’mendon për shëndetin e artistëve

Report TV 2020-12-24

Views 1

Pezullimi i shfaqjeve edhe provave në Teatrin Kombëtar prej mëse shtatë muajsh për shkak të pandemisë COVID 19 nuk ka rënduar vetëm artdashësit, por edhe krijuesit. Aktori i karrierës me mbi 80 role në teatër dhe kinematografi për ?ReportTV?, Naun Shundi, shprehet se Ministria e Kulturës duhet që të zhbllokojë fondet, që artistët e Teatrit Kombëtar të nisin provat për premiera.

?Unë them se teatri është vonë, duhet të kishte filluar më parë, të kishte bërë gati projektet. Nëse MK i zhbllokon fondet, pasi këtu gjithmonë luhet për lekët, se jam i bindur se shtetit shqiptar s?i intereson shëndetësia dhe përkujdesja për artistët, por fondet. Nëse MK hap fondet ne do të kishim nis procesin e punës, që tani do të dilnim me premiera, jo të nisim për premierat e ardhshme tani. Turp i madh?, shprehet aktori Naun Shundi.

Share This Video


Download

  
Report form