#rtvora #rtvoranews #agimbaci #nashojorgaqi #mergataeqyqes"
azetari, analisti dhe kritiku letrar Agim Baçi komentoi dhe situatën sot në Kosovë. Në një analizë në studion e Ora Neës me gazetarin Sebastjan Zonja, Baçi tha se Rama ndihmoi Vuçiç të ndryshonte status që të ulej përballë Thaçit jo më si njeriu që duhet të japë llogari për krimet por si partner.
Enigmatike janë dhe takimet e shpeshta të Ramës me Vuçiç
?Në mënyrë enigmatike kryeministri shqiptar shkon 10 herë të takojë Vuçiç dhe 2 herë kryeministrin Italian dhe grek, kur shqiptarët më shumë janë në Itali dhe Greqi. Është trishtim i madh ajo që ka ndodhur. Vuçiç ka ndryshuar status.
Nga ish zëdhënës dhe ish ministër i Informacionit i Millosheviçit ulet sot si partner me Thaçin e jo më si njeriu që duhet të japë llogari për krimet që ka bërë qeveria ku ai ka marrë pjesë. Për të vrarët, trupat e tyre që nuk po gjejmë, pasurinë e Kosovës që nuk e japin, dhe ulet për kufijtë. Kjo është trishtim dhe fatkeqësisht të dy bashkë, Thaçi e Rama i kanë dhënë këtë status.?
Dhe pas këtij ndryshimi statusi të Vuçiç kemi dhe akuzat ndaj UÇK për krime lufte dhe këtë e quan dështim të politikës shqiptare dhe kosovare.
Me mbështetjen e Tiranës, Kosova duhej të kishte në çdo kancelari të rëndësishme të botës muzeume ku të shfaqeshin krimet serbe në Kosovë, që e gjithë bota ta kuptojë, dhe jo të jemi sot kur Vuçiç ulet si i barabartë me Ramën.
Kjo që ka bërë Rama më trishton. Ka kontribuar realisht që Vuçiçi të ulet me Thaçin sikur nuk kanë ndodhur krime por flasin për territore.
Kjo është fitorja më e madhe e Vuçiç dhe humbja më e madhe e jona gjatë këtyre viteve. Doja që kur presidenti serb të ulej përballë Thaçit ti dridheshin leçet e këmbës. Rama ndihmoi që Vuçiç të ndryshonte statusin.
Nuk flet më për krime por territore. Sot, fatkeqësisht kemi një UÇK që është e akuzuar më shumë se ushtria serbe. Ky është dështim i politikës në Kosovë dhe Shqipëri.?
Duhet të kishte muze për krimet serbe në Kosovë, në Tiranë, në Nju Jork, në Paris kudo
Foli dhe per Nasho Jorgaqin
Shkrimtari dhe pedagogu Agim Baçi në një intervistë për Ora News është shprehur se Agron Tufa nuk e ka akuzuar Nasho Jorgaqin për sigurims, por ka publikuar dokumente dhe fakte të firmosura nga ai.
Agim Baçi: Zoti Tufa nuk ka akuzuar, ai ka publikuar dokumente të firmosura nga vetë Nasho Jorgaqi ku shprehej me zell për bashkëpunimin e tij me sigurimin e shtetit, ka pasur gjithmonë zëra dhe ne e dinim që ai ka qenë pjesëtar i sigurimit të shtetit.
Ajo që ka ndodhur në librin ?Mërgata e Qyqeve?, që edhe vetë autori e ka pranuar që aty ka bërë rrëfimin e Isuf Mullait dhe disa ish-agjentëve të tjerë që ishin çuar nga shteti shqiptar në mes të emigrantëve, pikërisht për ti përçarë.
?Një popull që pranon të gënjehet për të shkuarën e vet është gjithmonë një këmbë në humnerë
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/agim-baci-tufa-nuk-e-ka-akuzuar-nasho-jorgaqin-per-sigurims-ai-ka-publikuar-fakte-mergata-e-qyqeve-eshte-nje-h...