Meta: Vendi po rrëshket! Qytetarët hetohen për postime në Facebook, shqiptarët gati për referendum

Report TV 2020-12-23

Views 0

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e dielë me aktivitet. Pasi një ecje në pyllin me Gështenja, Meta ka reaguar mbi raportin e nivelit të demokracisë të publikuar nga "Freedom house".

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se vendi po rrëshket për shkak të ngërçit në sistemin e drejtësisë.

Ai shprehet se të dhënat në këtë raport janë alarmuese. Sipas tij, policisë iu dhanë më shumë kompetenca duke bërë arrestime dhe gjoba të mëdha.

Gjithashtu ai solli në vëmendje dhe paketën antishpifje për të cilën shkruan se pavarësisht se është kundërshtuar fort, ajo vijon të kalojë në procesin parlamentar.

Postimi i plotë në Facebook:

Konkluzionet e Organizatës ?Freedom House? për nivelin e demokracisë në Shqipëri gjatë pandemisë COVID-19, konfirmojnë qartësisht se vendi po rrëshket me shpejtësi drejt një junte me ?grusht të hekurt?, ku siç thuhet në raport: ?sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar, legjislativi është shkrirë një me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale, dhe qeveria ka anashkaluar çdo proces demokratik?.

Alarmuese janë gjithashtu të dhënat e raportit se ?krahu ekzekutiv që ishte edhe më parë dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë. Policisë iu dhanë më shumë kompetenca, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha dhe njerëzit janë hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Paketa antishpifje megjithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar dhe ka përkeqësim të qasjes tek informacioni dhe transparenca qeveritare.?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS