Erozioni, procesi natyror qe po shkaterron token (8 Nentor 2000)

RTV KLAN 2020-12-24

Views 1

Lajme Arkiva 2000
15-20% e sipërfaqes në vendin tonë ndodhet nën veprimin e fuqishëm të erozioneve. Erozioni është një proces natyror që shkatërron pjesën sipërfaqësore të tokës apo të shkëmbinjve nëpërmjet veprimit kimik, mekanik dhe biologjik. Në rrethin e Tiranës është i dukshëm procesi i erozionit sidomos në terrenin kodrinor dhe në shtratet e lumenjve. Favorizues për zhvillimin e erozionit është fakti se këto kodra janë të formuara në formacione argjilore dhe ranore të cilat erodohen më lehtë nga rrjedhjet sipërfaqësore të ujit.
Një faktor tjetër që ndihmon në erozionin e tokës janë dhe shpyllëzimet masive të cilat bëjnë të mundur që mbi këto sipërfaqe të zhveshura të fillojë procesi i gërryrjes. Një aspekt tjetër i erozionit është ai në shtratin e lumenjve ku uji i lumenjve në zona të caktuara shkatërron pjesët anësore të shtratit të tij dhe sidomos në zonat e zhveshura pa bimësi veprimi gërryes i lumenjve është më i madh.
Marrja e materialeve të ndërtimit në shtratin e lumit Erzen ka arritur veprimin eroziv të tij duke e thelluar shtratin dhe duke shkaktuar shembjen e kësaj ure. Një nga masat më efikase për ndalimin e erozionit janë pyllëzimet, ngritja e pritave erovizive, ndalimi i procesit të marrjes së zhavorreve nga shtretërit e lumenjve./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form