Filmi "Intendenti" është prodhuar nga Kinostudio "Shqipëria e Re" në vitin 1980 me metrazh të shkurtër.
Regjia: Xhezair Dafa, Skenari: Sabri Godo, Producent: Shqipëria e Re , Muzika: Kozma Lara.
Përmbajtja e filmit
Në zemër të dimrit një intendent partizan niset për të çuar ushqime në spitalin partizan. Rrugës ndeshet me motin e keq dhe këshilli i fshatit ishin larguar të tërë në male, dhe detyrohet të lërë ushqimet në dyqanin e Salos. Kur kthehet përsëri në dyqan, Salo i rrëfen se ushqimet ishin grabitur nga ballistët. Intendenti kërkon ndihmën e këshillit antifashist për të gjetur ushqimet e partizanëve dhe kështu zbulon bashkëpunëtorët e armiqve.
Aktorët në role
Fitim Makashi......Tome, intendenti
Adem Gjyzeli......Sala Bashai
Reshat Arbana......kryetari i keshillit te fshatit
Piro Malaveci......Gjoleka
Lutfi Hoxha......File
Ilia Shyti......xhaj Zeneli
Petraq Xhillari......Nane, kuzhinjeri partizan
Pëllumb Dërvishi......komisari
Qemal Mehmeti......Veizi
Ali Bega......
Bilbil Kasmi......
Zija Grapshi......
Besnik Tufa......
Met Shehu......
Prokop Mima......