Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, Dion Krasniqi ka shënuar dy gola për skuadrën e tij mbrëmë në Allsvenskan të Suedisë.
Krasniqi realizoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Varberg 2-1 ndaj Goteborg në javën e 14-të, shkruan LIG Sport
19-vjeçari golin e dytë e realizoi në mënyrë përfekte me parabol, duke befasuar edhe portierin kundërshtar me thjeshtësin e tij.
Dion Krasniqi këtë sezon në total ka zhvilluar tetë ndeshje dhe ka shënuar tre gola.