Pak orë pas vrasjes së jordanezit Anwar Fouad Rizik forcat e RENEA kanë bastisur disa banesa të fshatit Zallë në Fushë Krujë, si dhe shoqëruan në polici 15 persona me mbiemrin Zalla. Mësohet se disa nga këta persona janë arrestuar disa muaj më parë për vendosjen e tritolit në ura dhe hekurudha që lidhin zonën me fabrikën e çimentos por me vendim të gjykatës kanë dalë të pafajshëm. Fisi Zalla janë pronarë të tokës ku është ndërtuar fabrika e çimentos dhe kanë pasur konflikte me pronarët e saj.