Projektligji për arsimin parauniversitar ka shkaktuar debate në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe konkretisht mes kryeparlamentarja Topalli dhe deputetit socialist Tauland Balla. Deputeti i majtë ka paraqitur në foltore disa libra shkollorë, veprim pas të cilit ka reaguar kryeparlamentarja duke e ftuar Ballën që të sjellë në Kuvend, librin e kryesocialistit Rama, "Kurban".