Dita e hapur për takim me qytetarët e qytetit të Shkupit, u shndërrua në mundësi që të kontaktoni me kryetarin Koce Trajanovski, por me kushte nëse keni qenë në listë. Po qe se sot do të shkonit me vetë iniciativë në zyrat e qytetit për të biseduar me kryetarin për problemet e juaja ose ndoshta lëvdatat e juaja për punën e tij të mirë, nuk do të kishit mundësi ta keni kënaqësi për kontakt personal.
"Vijnë një numër i madh i qytetarëve. Ne kemi edhe zyrën ku punojnë tre njerëz të qytetit të Shkupit dhe nga ata njerëz që vijnë atje ne bëjmë përzgjedhjen e atyre që më së shumti iu nevojitet diçka. Në këtë mënyrë bëjmë edhe përzgjedhjen e të ftuarve", deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit.
Megjithatë qytetarët që arritën të jenë në listë për t'i pranuar kryebashkiaku ankoheshin për probleme të ndryshme. Disa kishin ankesa nga fusha e urbanizmit, disa me veprimtarinë hotelierike, të tjerët madje kërkonin ujë.
"Erdha për planin urbanistik të qytetit të Shkupit që ka ndryshime. Më intereson për lokacionin tonë në Gazi Babë".
"Për hotelierin në Çarshinë e vjetër të Shkupit, ne që rregullisht paguajmë për tarracat nuk jemi të mbrojtur, kurse të tjerët që nuk paguajnë janë më të mbrojtur se ne".
"Një pjesë të madhe të jetës e kalova atje lart në Kuçkovë. Kemi një problem të madh, punë e paparë, nuk kemi ujë, s'kemi ujë, u bë njëfarë projekti, uji rrodhi gjysmë viti, e tani s'ka ujë".
Kryebashkiaku tha se takimi i ardhshëm me qytetarët do të jetë në shtator pas pushimeve verore. Bojana Simonoviq