Bageri e Agolli do të presin edhe 'nja' 18 muaj?!

alsatmtv 2015-08-21

Views 10

Josif Bageri dhe Nexhat Agolli, dy përmendoret shqiptare që do të vendosen në qendër të Shkupit, do të përgatiten në Itali. Komuna Qendër shkrirjen në bronz të Bagerit, Agollit dhe tre revolucionarëve tjerë maqedonas Pavell Shatev, Hristo Tatarçev dhe Kuzman Josifovski Pitu, ia besuan kompanisë italiane Guastini e cila nga momenti që merr mostrat ka afat që brenda 18 mujave të realizoj projektet, kështu vendosja e përmendoreve mund të zgjasë edhe më shumë. Vendosja e tyre do ti kushtojë Komunës Qendër 300 mijë. Nexhat Agolli dhe Jusuf Bageri do të kushtojnë nga 50 mijë euro ndërsa tre përmendoret tjera do të kushtojnë 250 mijë euro. Askush nuk ka përgjigje për atë se përse dy përmendoret e shqiptarëve kushtojnë më lirë se sa ato të maqedonasve. Nga Komuna Qendër njoftojnë se çmimet për përpunimin e këtyre përmendoreve janë arritur nëpërmjet ankandit publik elektronik. "Komuna Qendër e ka zgjedhur çmimin më të lirë të ofruar nga firma e cila paraprakisht i ka plotësuar kriteret e nevojshme në përputhje me tenderin e publikuar', thuhet në përgjigjen e Komunës Qendër. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha thotë se Komuna Qendër është kompetente për ato përmendore.
"Ingerencat për vendosjen e përmendoreve të tre personaliteteve shqiptare në kuadër të projektit Shkupi 2014, apo më saktësisht përmendoreve të personaliteteve që do të vendosen në sheshin e kryeqendrës janë në Komunën e Qendrës. Informatat që kemi nga kjo Komunë flasin se të gjitha procedurat të cilat janë të paraparë për vendosjen e këtyre përmendoreve rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Ajo që është me rëndësi të theksohet se projekti Shkupi2014 nuk është më projekt monoetnik, ashtu siç e kemi trashëguar por bëhet fjalë për një projekt shumë etnik që do të reflektojë karakterin shumë etnik të kryeqendrës dhe Maqedonisë", tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
Përmendoret e Nexhat Agollit dhe Josif Bagerit janë 5 metra të lartë ndërsa bazamenti i tyre është nga 3 metra. Përmendorja e Nexhat Agollit do të vendoset në afërsi të përmendores së Goce Dellçevit në sheshin Maqedonia dhe Jusuf Bageri do të vendoset tek teatri i vjetër përskaj lumit Vardar. Shkëlzen Aqifi

Share This Video


Download

  
Report form