Kompanitë shqiptare, 500 milion euro qarkullim

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Mbi 500 milionë euro janë të ardhurat e përgjithshme vjetore të 100 kompanive më të suksesshme në pronësi të shqiptarëve. Këto kompani punësojnë 3 për qind të të punësuarve në shtet, ndërsa në 12 mijë kompanitë shqiptare në vend, janë të punësuar 25 për qind e punëtorëve. Këto shifra, të cilat u prezantuan gjatë promovimit të edicionit "TOP 100 kompanitë më të suksesshme shqiptare", sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore tregojnë se biznesmenët shqiptarë po bëhen faktor serioz dhe se janë një nga hallkat më të rëndësishme për zhvillimin e shtetit. Biznesmenët pranojnë se në kohën e krizës nuk është lehtë të jesh pjesë e TOP 100, të kompanive më të suksesshme.

"Klima e përgjithshme për të bërë biznes është e kundërta, nga ajo që shteti gjatë gjithë kohës e shpall. Kurse ajo është për shkak se ne ballafaqohemi me probleme të ndryshme. Në rrethana të jashtëzakonshme, nuk duhet të kemi masa të rregullta për nxitjen e biznesit, por në rastet e jashtëzakonshme duhet të ketë masa dhe përpjekje të jashtëzakonshme të bëra nga Qeveria për korrigjimin e klimës së biznesit. Megjithatë, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e kompanive tregon se ata janë të gatshëm për çdo sfidë", tha Menderes Kuçi, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini thotë se kohë më të mira për biznesin mund të pritet edhe në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Ai ua premtoi pagesën e plotë të TVSH-së deri në fund të shkurtit, linjën e re të volitshme kreditore me normë të ulët të interesit, si dhe tatime të ulëta dhe inflacion.

"Të punojmë në drejtim të përforcimit të konkurrencës së ekonomisë në vend. Për vitin e ardhshëm veç është siguruar kredia e re në vlerë prej 100 milion euro nga Banka Evropiane për investime, me interes të subvencionuar nga Qeveria me 5.5 për qind që është dedikuar direkt për ju të nderuar afaristë. Në kuartalin e parë të vitit të ardhshëm fillon të realizohet platforma e re për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe ët mesme ku ju të nderuar afaristë do të keni në dispozicion një shumë prej 145 milion euro. Si qeveri do të sigurojmë edhe tiketën hyrës për programin ku gjithsesi ju si kompani do të keni qasje në fondet në vlerë prej 460 milion euro", deklaroi Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.

Midis kompanive më të suksesshme të "Top 100 kompani të matura sipas fitimit, qarkullimit dhe të punësuar këtë vit janë: Alma-M, Euroaktiva "Dauti commerce, Prince Enterparjs . Verica Pavlloska

Share This Video


Download

  
Report form