Me makinë shkrimi si para shumë viteve, në kushte të vështira për hapësirë, dhe radhë të gjata njerëzish që presin para dyerve. Në këto kushte punojnë dy zyrat e ofiqarisë në fshatin Negotinë. Sistemimi i të dhënave në këto zyra ende bëhet nëpër librat e mëdhenj të ofiqarisë. Kompjuterizimi i punës dhe të dhënave, në këto dy zyra dhe në shumë të tjera në Pollog, ka mbetur në harresë. Mundohemi të kryejmë punë sa më shpejtë, por me makinë shkrimi është shumë vështirë, shpjegon Fadil Adili, punëtor ofiqar i cili përmes kësaj metode u shërben mbi 10 000 banorëve.
"Po është vështirë, edhe palët që kohëve të fundit na vijnë nga perëndimi habiten, na pyesin -- a ende punoni me këto makina ne u themi po. Normalisht na vonon tepër kjo, sepse në kompjuter kur e bën një punë e ke gati, vetëm shtyp numrin amzë dhe dalin të dhënat. E kështu duhet çdo herë ta hapim librin ta kërkojmë ta shkruajmë e ndonjëherë bëjmë edhe gabim, kurse nëse është në kompjuter është i evidentuar dhe nuk bëhen gabime, normalisht kështu shtohet pritja, palët presin ne mundohemi tu dalim në ndihmë sa më shpejtë por e dini vet me këto makina si shkon", tha Fadil Adili, ofiqar në zyrën e fshatit Negotinë.
Jetmir Uka është po ashtu ofiqar i kësaj ane. Për të përshpejtuar punën dhe për të mos krijuar radhë para dyerve, ai ka marrë kompjuterin e tij personal nga shtëpia. Por kjo nuk është zgjidhje-thotë ai.
"Po unë e kam marrë kompjuterin personal timin me qëllim që të më lehtësohet puna këtu, dhe normal është shumë më mirë për shërbimin e palëve. Është mirë për palët sepse nuk krijohet tollovi tek dera", u shpreh Jetmir Uka, ofiqar ne fshatin Negotinë.
Ofiqarët kërkojnë nga ministria e Drejtësisë t'i furnizoje me kompjuterë. Shërbimi, ashtu si ofrohet aktualisht, nuk i përshtatet kërkesave të njerëzve.
"Ministrisë së Drejtësisë i apelojmë që zyrat e vendit t'i pajisë me kompjuterë, pasi puna e ofiqarëve në përgjithësi është e vështirë të punohet me makinë shkrimi", tha Jetmir Uka, ofiqar ne fshatin Negotinë.
Këto dy zyra ndoshta janë më të mirat e rregulluara, pasi në rajone të tjera ka edhe akoma më të janë ndoshta zyrat më mirë të rregulluara, për dallim prej vendeve tjera ku, ka zyra në të cilat përveç kompjuterëve, mungojnë karriget dhe inventari i duhur. Në shumicën pre tyre, ende janë tavolinat e ish sistemit komunist, ndërsa librat e evidentimit janë në gjendje të mjerueshme.
Bashkim Sulejmani