Çellopek: Kushtet në shkollë, si në kohën e mesjetës

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Në fshatin Çellopek të Bërvenicës, rreth 180 nxënës të shkollës fillore 'Shtatë Marsi' procesin mësimor e vijojnë në kushte shumë të rënda, në një barakë të improvizuar nga druri, pa banjo dhe me erë të rëndë që rrezikon të shkaktojë edhe ndonjë sëmundje mes nxënësve. Për rrezikun në të cilën vihen fëmijët, është njoftuar edhe ministria e arsimit edhe inspektorati, i cili e ka ndaluar përdorimin e këtij objekti për shkollë. Por kreu i Komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti thotë se për shkak se nuk kanë zgjidhje tjetër nxënësit duhet të vijojnë mësimin në këtë objekt. Pajaziti madje ankohet se ministria e arsimit nuk ndërmerr asgjë për të përmirësuar kushtet në këtë shkollë.

"Nga inspektorati i arsimit ka vite që kjo shkollë e ka të ndaluar të mbajë mësim, mirëpo fëmijët diku duhet të mësojnë, gjithnjë me shpresë se do gjendet ndonjë zgjidhje. Kam bë disa herë kërkesa me projekte por deri tani nuk kemi asnjë prononcim, për vazhdim të punëve, ka vetëm premtime por janë premtime boshe. Kemi frikë mos na ndodh ndonjë zjarr apo diçka të na ndodh ndonjë tragjedi, bëhet fjalë për fëmijë të moshës së vogël, dhe është maltretim të udhëtojnë dy kilometra", deklaroi Enver Pajaziti, kryetar i Komunës së Brvenicës.

Dy vjet më parë Ministria e Arsimit në bashkëpunim me qeverinë italiane filloi projektin e ndërtimit të objektit të ri shkollor në këtë fshat, me premtimin e punimet do të kryhen për një vit. Por ky mbeti vetëm premtim bosh, pasi nga nxënësit e këtij fshati, vitin e ri shkollor do ta fillojnë në objektin e vjetër. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form