Maqedoni, romët jetojnë në kushte të vështira

alsatmtv 2015-08-21

Views 6

Në Maqedoni romët jetojnë vështirë, edhe pse ende vazhdon e ashtuquajtura "Dekada e Romëve". Këtë e tregoi studimi më i fundit i Qendrës për Analiza Ekonomike. Përveç jetës së mjerueshme, në studim u konfirmua se romët janë të përjashtuar financiarisht, sepse 41 për qind e tyre nuk kanë fare llogari transaksioni. Kjo ka të bëjë me faktin se nuk kanë para, dhe nuk e dinë çfarë është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, si t'i ri-investojmë fitimet nga tezgat ose nga bizneset e vogla etj. Në vend të bankave, ata i kërkojnë paratë nëpër huadhënës ose të afërm. Nga Qendra për Analizë Ekonomike thonë se kjo kategori njerëzish ka nevojë për ndihmë nga shteti, nga bankat, por edhe nga programet e Qeverisë, të cilat duhet t'i mësojnë romët si dhe pse, duhet t'i legalizojnë bizneset e tyre, pra nga tezgat të krijojnë firma të vogla me mikro-financim. Ndërkaq, romët që takuam në tezgat e tyre në Shutkë, thonë se bankat nuk iu japin kredi dhe se udhëhiqen nga motoja "është rom dhe nuk do t'i kthejë paratë e kredisë". Ndërkaq, romët dyshojnë se paratë e "Dekadës së romëve" nuk shpenzohen vetëm për ta, por edhe për bashkësitë e tjera etnike.

"10 xhaketa i kam këtu në tezgë. Si të marr kredi? Shikoni se sa punë ka, nuk ka 10 njerëz në pazar, i shesë nga 250 denarë dhe nuk shiten. Nëse i shes me çmim më të lartë, nëse hap dyqan, xhaketat do të rrinë,nuk do të shiten".

"Nuk e di se çfarë politike formojnë bankat. Vendosin normë të madhe interesi, ndërsa populli ka nevojë për të holla. Ata japin kredi, por me 12 deri në 13 për qind normë interesi. Mendoj se për ne duhet të ketë një zbritje, për ne të papunët".

"E kemi 'Dekadën e Romëve' dhe në cilën derë që trokasin, të gjitha janë të mbyllura për ne. Ku mund të ankohem? Ne kemi nevojë për ndihmë të drejtpërdrejtë nga 'Dekada e Romëve', që të njihen me rastet tona, cilat janë nevojat tona. Askush nuk erdhi të më pyeste, dhe unë, as që kam shkuar. Dhe të shkojë, kot, të shëtis nga sporteli në sportel dhe në fund të më refuzojnë. E di që të tjerët nuk i lejojnë.
- Kush janë ata të tjerët?
"Bashkësitë e tjera, më të mëdha se ne".

Përveç qytetarëve, edhe studimi i Qendrës së Analizave ekonomike tregon se Dekada e Romëve dhe aktivitetet e shtetit për vetë-punësim, nuk dhanë rezultatet e pritura për këtë kategori qytetarësh, pasi gjendja e tyre e varfër nuk është përmirësuar.

"Zbatimi i 'Dekadës së romëve' nuk dha fryt, pasi romët nuk morën atë që prisnin. Kështu 74 për qind janë të pakënaqur, kurse pakënaqësia është më e lartë në mesin e të papunëve, tek ata që janë kryefamiljar apo kryefamiljare, kurse të punët në OJQ dhe në sektorin publik konsiderojnë se kanë pasur dobi nga Dekada e Romëve",deklaroi Sabina Idrizi,CEA.

E vetmja e përbashkët për romët dhe komunitetet e tjera, në bazë të analizës së Qendrës së Analizave Ekonomike, është se 92 për qind e të anketuarve të përgjithshëm kanë borxhe. 42 për qind kishin borxh në emër të kredisë për konsum, 21 për qind në karta e kredive, kurse 12 për qind kishin borxh për ...

Share This Video


Download

  
Report form