Ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhje të krizës politike

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend kërkojnë njëzëri zgjidhjen urgjente të krizës politike. Në kohën kur kanë mbetur vetëm dy ditë që të shihet nëse opozita do të bëjë kthesë nga qëndrimi i saj për zgjedhjet, shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, Zyra e Lidhjeve e NATO-s, OSBE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dolën me një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës shprehin shqetësim të madh nga gjendja politike në vend. Të gjithë këta faktorë iu bënë thirrje palëve, të përforcojnë dialogun politik.

"Po ndjekim me shqetësim të madh gjendjen politike në vend. Na duhen masa urgjente për kapërcimin e tensioneve politike që pasuan ngjarjet e 24 dhjetorit. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përforcojnë në mënyrë maksimale dialogun politik, të fokusohen në prioritetet strategjike të vendit dhe t'i vendosin në rend të parë interesat e vendit dhe qytetarëve të saj", thuhet në deklaratën e përbashkët të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së.

Ndërkaq, një tjetër përfaqësues i Brukselit sot po zhvillon takime intensive me faktorët politik vendas. Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Houit, sot kërkoi të njihet me hapësirën dhe rrethanat e incidenteve të 24 dhjetorit në kuvend, të cilat çuan në largimin me forcë të deputetëve të opozitës dhe gazetarët nga institucioni ligjvënës. Pas demonstrimeve të shërbimeve të kryeparlamentarit Veljanovski, Houit pranoi se këto ngjarje e kanë vënë nën hije punën e parlamentit. Ai dha alarmin se Maqedonia gjendet në krizë serioze e cila, kërcënon të ardhmen evropiane të vendit.

"Isha në Parlament sot, pavarësisht se opozita nuk është e pranishme. Është e rëndësishme, se unë isha pikërisht në hapësirat ku ndodhën ngjarjet e 24 dhjetorit. Situata është shumë serioze dhe e vështirë për shtetin dhe të ardhmen e vendit në Evropë. Por për këto gjëra do të deklarohem nesër, edhe pse prioriteti im është fillimisht t'i dëgjoj dhe të bisedoj me të gjitha palët", u shpreh Riçard Houit, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Përpara se të dëgjonte nga goja e Veljanovskit për ngjarjet e 24 dhjetorit, Houit u takua me disa nga deputetët e Komisionit hetimor për të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Deputetja e VMRO-së Sillvana Boneva u ankua se gjatë seancës për miratimin e buxhetit janë kërcënuar edhe të drejtat e deputetëve të mazhorancës.

"Edhe ne si shumicë parlamentare konsiderojmë se është pamundësuar e drejta jonë si deputetë të përfaqësojmë elektoratin tonë, të vijnë tek vendet tona të punës, të hapet salla, të hyjmë në sallën plenare, nuk lejohej të fillonte puna në Komisionin për çështje juridike", tha Sillvana Boneva, VMRO-DPMNE.

Por deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu tha se shqetësimi më i madh sipas tij është diskriminim e shqiptarëve. Ai theksoi se ankesa më e madhe e qytetarëve vjen për shkak të proceseve jo të drejta gjyqësore.

Fazliu drejtoi kritika të ashpra edhe ndaj procesit 'Monstra', i cili sipas tij shkeli në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Edhe d...

Share This Video


Download

  
Report form