Në dhjetë vitet e fundit, është dyfishuar numri i njerëzve që vdesin nga kanceri në zorrën e trashë në Maqedoni. Për çdo vit, mesatarisht nga kjo sëmundje vuajnë 500 njerëz, ndërsa vdesin 380. Për ta zvogëluar numrin e rasteve me pasoja tragjike nga sëmundja është zbulimi i hershëm i kancerit kolorektal, shprehen kompetentët. Ata e rekomandojnë testin falas FOB i cili në suaza botërore ka shkaktuar rënien e vdekshmërisë deri në 33 për qind.
"Në fushatën për shënimin e ditës botërore për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë ne shpresojmë se instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me ministrin e shëndetësisë dhe shoqatën 'Borka' dhe sektor të tjerë civil do të kontribuoj në ngritjen e vetëdijes publike dhe në motivimin e qytetarëve për kryerjen e kontrolleve preventive falas kështu për të zbuluar sa më shpejt kancerin dhe për marrjen e masave adekuate për një kohë të caktuar", tha Shaban Memeti, drejtor i Institutit për Shëndet Publike.
"Të gjithë personat prej moshës 50 deri 74 vjeçare mund të marrin testin falas FOB te mjeku amë. Por, të gjithë personat jashtë këtij grupi që janë me rrezik, nëse në familjen paraprakisht kanë pasur ndonjë të sëmurë nga kanceri në zorrën e trashë ose kanë simptoma që tregojnë se mund të kenë ndonjë problem, duhet të shkojnë te mjeku amë, i cili vlerëson nëse për një pacient duhet të jepet një test i këtillë falas", tha Jovanka Kostovska, Ministria e Shëndetësisë.
Mënyra e pashëndetshme e jetesës, aktiviteti i pamjaftueshëm dhe të ushqyerit e parregullt që nuk përmban produkte bimore, mjekët i apostrofojnë si shkaktarë të kancerit në zorrën e trashë.
"Kjo është kështu për shkak të trashësisë, formës së rritur të stomakut, moslëvizjes. Nëse është rritur aktiviteti fizik gjatë javës 3 deri 4 herë dhe ka vozitje të biçikletës, vrapim, ulet rreziku nga sëmundja prej kancerit në zorrën e trashë edhe deri 40 për qind", deklaroi Mirko Kërstevski, Klinika për Gastroenterohepatologji.
Mjekët sqarojnë se format e hershme të kancerit në zorrën e trashë nuk japin simptome dhe ato zbulohen vetë me ekzaminim. Prandaj në mars, muajin kushtuar luftimit të kancerit në zorrën e trashë, testet FOB do të jenë falas për të gjithë njerëzit që duan të kontrollohen. Bojana Simonoviq