TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, njëherësh sekretar organizativ i saj ka shuar sot kuriozitetin e mazhorancës, por edhe opinionit publik në lidhje me listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe përfshirjen në to të deputetëve aktualë të PS.
Në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në televizionin A1 REPORT! nën drejtimin e gazetarit Ilir Babaramo, Klosi deklaroi se të 66 deputetët e Partisë Socialiste që sot janë në detyrë në Parlament, do të jenë në lista.
(ad.ti/shqiptarja.com)