Pas shkarkimit të Muhos nga KQZ, jep dorëheqjen Denar Biba

Report TV 2015-08-21

Views 1

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba jep dorëheqjen e parevokueshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Biba deklaroi për "A1Report!" se ky akt është një "reagimi qytetar dhe institucional ndaj ngjarjes së djeshme të shkarkimit të Muhos".

E kam bërë me zemër, me dëshirën më të mirë. Eshtë vendim personal"- tha Biba, i cili është propozuar si anëtar i KQZ nga Partia Socialiste. Dorëheqja e Bibës vjen një ditë pasi mazhoranca në Kuvend miratoi shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI, në KQZ, Ilirjan Muho.
Në letrën drejtuar kryetares së KQZ-së, znj.Lefterije Luzi (Lleshi), anëtarëve të KQZ dhe për dijeni Kuvendit, Biba shkruan se dje Kuvendi me vetëdije apo nga papërgjegjshmëria, kreu një akt jashtëzakonisht shumë të rëndë në dëm të parimeve themelore të ndarjes së pushteteve, konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës"

Share This Video


Download

  
Report form