Jep dorëheqjen kreu i këshillit bashkiak në Elbasan, Blendi Himçi, pas bashkimit të votave të këshilltarëve të partisë socialiste me ato të Lëvizjes socialiste për integrim.
Në këtë mënyrë, e majta ka marrë shumicën në këshillin bashkiak të Elbasanit. Në kushte të tilla, Himçi dha dorëheqjen pas shumë debatesh dhe replikash mes këshilltarëve.
"Në kuadrin e atij morali politik, që do doja ta kishin një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë të jap dorëheqjen jo duke u nisur nga aspekti i numrave, jo duke bërë llogari, po përderisa ky kapërcim i LSI-së në të majtën nuk përfaqësohen më si pjesë e të majtës", - tha Himçi.