http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetar i këshillit bashkiak të Romës Marcello de Vito u arrestua nga autoritet italiane mëngjesin e kësaj të mërkure.De vito i cili vjen nga nga radhët e partisë pesë yjet, është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, si pjesë e hetimit të prokurorisë për stadiumin e ri të Romës.De Vito u arrestua në kuadër të një operacioni në Romë së bashku me tre persona të tjerë nën akuzën e korrupsionit dhe ndikim të procedura të paligjshme. Hetimet përfshijnë gjithashtu disa kompani të ndërtimit.Përveç procedimit të lidhur me ndërtimin e stadiumit të ri në Romë, akuzat përfshijnë gjithashtu ndërtimin e një hoteli në ish-stacionin e trenit të Romës dhe rizhvillimin e zonës së ish-Tregjeve të Romës.Hetimi hedh dritë mbi një sërë operacionesh korruptive të kryera nga sipërmarrësit përmes ndërmjetësimit të një avokati dhe një biznesmeni, me qëllim marrjen e masave të favorshme për realizimin e projekteve të rëndësishme të fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.Prokurorët e akuzojnë atë gjithashtu për marrje parash nga sipërmarrës duke premtuar në këmbim favorizimin e projektin për ndërtimin e objektit sportiv në zonën Tor di Valle.