Rama ironizon hetimin, fton një vogëlushe që t'i shkulë veshin

Report TV 2015-08-21

Views 1

Kryesocialisti Rama është takuar me banorët e njesisë nr.1 në Tiranë. Ai e ka nisur takimin me humor, duke ftuar simpatizantët t'i shkulin veshin nëse gabon dhe ka ftuar një fëmijë ta bëjë këtë. Më pas, ai tha:Ju jeni të lutur të më bëni pyetje, sepse ky është këndi i fjalët në komunitet, ky nuk është "Tawn holl". Ne nuk jemi si Kryeministri që mbledh administratën dhe ata bëjnë njëherë si peshkatarë, njëherë si fermerë, njëherë si notarë".

Në fjalën e tij sot, Rama, tek foli edhe për problemet e shkollës, vuri në dukje se "këta nuk merren me problemet e shkollës, por me veshin e "bebes" 37 vjeç të Neritanit". Gjatë takimit, luhatjet e tensionit shkaktuan ndërprerje të fonisë dhe kreu i opozitës, aty për aty "recitoi": "Ra tensioni, duken dritat si qiri, ç'më rri aty o Sali, ik!"

"NUK MERREN ME SHKOLLEN, POR ME VESHIN E BEBES SE NERITANIT"

"Këta nuk merren me shkollën, por merren ekoma me veshin e "bebes" 37 vjeç të Neritanit, që as nuk ia shkula, dreqin", - tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes së një prindi lidhur me pagesat e larta për kurse pas mësimit në gjimnaze.-"Në shkolla po abuzohen njerëz me kurset private pas mësimit" - tha ai. -"Ju si mësues, pra, na shërbeni ne si mish për top në fushatat elektorale dhe ju përdorni si mish për top familjet e nxënësve. Ky shkatërrim nuk zhbëhet brenda natës, por ka disa gjëra themelore që nuk duan kohë dhe një nga gjërat themelore është që të çlirojmë përfundimisht shkollën, prindërit, nga presioni dhe shkelja me këmbë që I bën opozita.

Le të shkojmë në 23 qershor të votojmë për rotacionin, për ndryshimin, të gjithë ata që janë mësues e mësues, që mbahen peng me bukën e gojës. Gjë e pashembullt në shekullin e 21-të. Iu kërkohet të mohojnë se janë prindër të fëmijëve të tyre, duke u kthyer në robër, duke u future nëpër rreshta, duke u future nëpër lista koncertesh antiqeveritare. Vota është ajo që e bën rotacionin. Çdo lloj qëndrimi që njeriu zgjedh për të mos votuar është i pajustifikueshëm sot. Kujdes nga Kryeministri, se aty ku premton, aty e ha më keq!

NJË SOCIALISTE: KAM 8 ANËTARË TË FAMILJES NË GREQI, QË DO VIJNË TË TË VOTOJNË NË 23 QERSHOR

Kam 8 anëtarë të familjes në Greqi, që do të vijnë të të votojnë. Këtu mbrapa ke mbesën, që ka ardhur të të takoje, sepse nuk arriti të të takonte në Athinë. Në këtë rast, kreu I opozitës e vuri theksin tek problem I emigrantëve. "Kur ikët në emigracion", - tha ai, - "morët një rrugë të vështirë që nuk e dinit ku do përfundonte, por tani ju ftoj të merrni një rrugë më të lehtë, për të ardhur për të votuar.

Lidhur me çështjen e pensioneve të emigrantëve, Rama tha ky është një problem jo i thjeshtë, sepse lidhet me shtetet dhe kërkon një shtet që të jetë i fortë për të marrë këto vendime e reziluar këto marrëveshje.

Share This Video


Download

  
Report form