Egini Ceka dorëhiqet si diplomat në komision hetimor

Report TV 2015-08-21

Views 5

Egin Ceka jep dorëheqjen nga posti i nëpunësit diplomatik pranë OSBE në Vjenë. Dorëheqja u bë publike në mbledhjen e komisionit kuvendor hetimor të PD-së për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë për ngjarjen e ndodhur më 24 prill 2013 mes kreut të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar në Vjenë, Egin Ceka, pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës. Dorëheqja u transmetua sot direkt në media.

"Vlerësoj dinjitetin tim moral, të panegociueshëm me kurrëfarë interesi publik. Është çasti i duhur për të hequr dorë si nëpunës i shtetit shqiptar. Ndiej kënaqësi që kam punuar, por nuk mund të qëndroj më në detyrë, kur një pjesë e konsiderueshme e publikut shqiptar ka standard të papranueshëm për dinjitetin tim" - qe reagimi i beftë i Egin Cekës.

Sot në orën 13:00 u mblodh komisioni hetimor në të cilin u thirrën dëshmitarë, së pari personat e implikuar drejtpërdrejt, si dhe dëshimtarë të ngjarjes për të hedhur dritë dhe një rreth i tretë me ata, që mund të ndihmojnë për gjithë qëndrimin e shërbimit tonë diplomatik mbi vizitën e zotit Rama në Vjenë. Përveç Egin Cekës, dëshimtarët e sotëm ishin: ambasadori i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, organizatori i eventiti në Vjenë, Fatmir Velaj, si dhe ministri i Jashtëm, A

Kryetari i PS-së, Edi Rama nuk ishte i pranishën. "Meqë Rama nuk ka pranuar të vijë as ai as të vetët të vijnë të dëshmojnë ne po pranojmë të nisim vetë", - tha kryetari i komisionit, Fatbardh Kadilli.

Share This Video


Download

  
Report form