LEZHE - Në Lezhë, ku ndodhej për të inauguruar rikonstruksionin e rrugës Shën Koll- Tale- Hidrovor, Berisha i kërkoi votën lezhjanëve për të lënë në opozitë të majtën dhe 12 vjet të tjera. "Çdo qytetar i këtij qarku dhe mbarë kombit shqiptar presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë"- tha Berisha në ceremoninë e rikonstruksionit të rrugës e cila u shërben 9500 banorëve të zonës dhe do ndihmojë në zhvillimin e zonës.