Meta: PS-LSI fiton 80 mandate Berisha mos ndërhyjë tek vota

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim është shprehur optimist për fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershor. Në një prononcim për mediat për mbylljes së procesit zgjedhor, Meta tha se koalicioni PS-LSI do të 80 mandate, ndërsa forca politike që ai drejton fiton 15-20 mandate.

Kreu i LSI, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në votime, pasi sipas Metës, "ky votim i jashtëzakonshëm që ka ndodhur sot për LSI, ka sjellë një fitore plebishitare për opozitën".

"Jam I bindur nga të dhënat tona, dhe nga të gjitha vlerësimet e pavaruara, se koalicioni i majtë ka në kuti mbi 80 mandate, ndërsa LSI ka në kuti 15-20 mandate. Fitorja e Rilindjes ka qenë e ditur, edhe fitorja e LSI po ashtu. E rëndësishme është që procesi të vijojë normalisht. Të gjithë komisionerët tanë të bëhen pjesë siç kanë qenë gjatë ditës së sotme, pjesë e një procesi që na nderon në nivel europain".

Ndërkaq kreu i LSI, akuzoi Berishën për tentativë për të minuar procesin zgjedhor dhe për të imponuar votën shqiptarëve.

"Jam i bindur se ky angazhim qytetar do të kurorëzojë me sukses standardet e një procesi që në fillimet e tij u minua nga Berisha. Do bëjmë gjithçka për të lënë pas shumë njolla që ky proces ka marrë, për të aritur ato objektiva të pamundura të Berishës, për të bërë trysni mbi votuesit. Ne do jemi këtu për të mbrojtur çdo votë, për një fitore, jo vetëm të opozitës, por të gjithë shqiptarëve që vendosën për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë. Ftoj të gjithë të punojnë me qetësi. Do të miratojmë këtë proces kur të numërohet drejt vota e çdo votuesi", u shpreh Meta.

Share This Video


Download

  
Report form