ATHINE - Qeverisë së koalicionit duket se po i vjen fundi. PASOK tashmë rrezikon me të vërtetë shpërbëren. Dy klanet e fuqishme brenda partisë, pasuesit e Venizelos dhe të Papandreut, tashmë duket se kanë shpallur luftë të hapur, sidomos pas mosprononcimit të kupolës së PASOK, në lidhje me deklaratat e deputetit të Demokracisë së Re, M. Voridhis në kongresin e 9 të partisë së djathtë konservatore se "Greqia nuk u shkatërrua nga kriza. Andreas Papandreu shkatërroi Greqinë!".