Sela akuzon pushtetin për obstruksione

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Pushteti qendror po bën obstruksione ndaj Komunës së Strugës me qëllim për të penguar funksionimin normal të kësaj Komune dhe turizmin në këtë qytet. Kështu tha mbrëmë kryetari i Strugës Ziadin Sela. Ai këto komente i bëri mbrëmë në inaugurimin e projektit të ndriçimit shumëngjyrësh të urës së portave të Drinit të Zi.

"Në këtë tremujor mua si kryetar komune më janë marrë 300.000 nga buxheti i shtetit. Sado që të përpiqen që të na pengojnë ne të gjithë si ekip, që Strugën ta shndërrojmë në një qytet të bukur dhe atraktiv për turistët,nuk do t'ia arrijnë. Ne do dimë edhe me iniciativat tona Strugën ta bëjmë bukur dhe tërheqëse për turistët. Këtë që po shikoni sonte është një simbolikë dhe vetëm një fillim,unë ju premtoj që jo më larg se një vit, qytetarët e Strugës, kështu bukur me këto drita,do ta shikojnë Drinin prej këtu deri në fund", u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës.

Turistët dhe qytetarët e Strugës thanë se ndriçimi i urës, i cili është simbol i Drinit të Zi, e bën Strugën më të bukur dhe më tërheqës për turistët.

"Vij për herë të parë në Strugë dhe po më pëlqen shumë. Sidomos me këto dritat qe u inauguruan sonte, duket akoma më bukur, kishim fatin që edhe ne të jemi prezent. Kemi familje këtu në Strugë dhe tani do vijmë edhe më shpesh", tha një turiste nga Turqia.

"Çdo investim sa do i vogël që është ja vlen për Strugën, sidomos ky investim me ngjyra të ndryshme të urës,besoj se do ndikoj mirë në turizëm,do tërheq turistë. Me që jam edhe fotograf, besoj se shumë fotografi të ndryshme do realizojnë turistët dhe do t'i kenë kujtim si diçka të veçantë", u shpreh një qytetar nga Struga.

"Mendoj se kjo është një iniciativë mjaft e mirë që e ka marrë kryetari Zeadin Sela për Strugën. Duhej ti kthehej ky shkëlqim Strugës sonë dhe më së shumti që Struga ka nevojë në sezonin e verës. Dhe për tu shtuar klientët dhe turizmi për tu bërë më i rëndësishëm në qytetin e Strugës".

"Mendoj se Struga si qytet turistik,si të gjithë e dimë,duhet sa më shpesh të merren iniciativa të tilla për zbukurimin e qytetit tonë dhe shpresoj që me ndihmën e kryetarit të komunës do ta zbukurojmë më së shumti qytetin tonë dhe gjithashtu do ti bëjmë reklamë edhe në vendet e jashtme".

Kreu i Komunës së Strugës Ziadin Sela premtoi se në të ardhmen do të realizojë edhe projekte të ngjashme me qëllim për të bërë qytetin e Strugës më tërheqës për turistët vendor dhe ata të huaj. Durim Etemi

Share This Video


Download

  
Report form