Tiranë - Pas shqetësimit të ngritur në A1 REPORT, nga maturanë të cilët ende nuk kanë marrë diplomat dhe që duan të studiojnë jashtë shtetit, Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve deklarojnë se nga e mërkura diplomat do të jenë në duart e tyre. Sipas drejtorit të përgjithshëm të politikave në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, është bërë gjithçka që rezultatet e provimeve të dalin brenda afateve të përcaktuara në rregullore .
"Duke patur parasysh që janë një numër rreth 500 apo 600 maturantë që kërkojnë të aplikojnë për në Gjermani, ne kemi sforcuar gjithë procesin. Sot është data 10, diplomat janë të printuara dhe sot maturantët do të shkojnë nëpër shkollat e tyre të marrin çertifikatat e maturës.
Diploma është printuar paraprakisht, por nuk shpërndahet diploma pa patur çertifikatën. Diploma është priuntiar duke ditur që X nxënës ka aplikuar për Gjermani ose për jashtë shteti, por nuk e di nëse ai X nxënës rezulton kalues ose jo.
Ai e merr diplomën në qoftë se është kalues. Çdokush që ka nevojë të marrë këto dy dokumenta të çojë në shkollë këto deri në 12 të natës dhe nesër jemi në gatishmëri ne dhe Ministria e Jashtme për të bërë legalizimin e dokumentave që ato kërkojnë të çojnë të enjten dhe të premten në ambasadën Gjermane", tha Fatmir Vejsiu.
Rreth 50 mijë maturant i janë nështruar 4 provimeve të detyrueshme atë të gjuhë lëtërsisë dhe 2 me zgjedhje. Ndërsa për studentët që duan të studiojnë jashtë shtetit, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e notave ose diplomë brenda afateve që përcaktojnë universitetet e huaja.