Të rinjtë që kanë zgjedhur të ndjekin arsimin profesional, në fund të studimeve të tyre 4 vjeçare do të pajisen me 2 diploma.
Njëra do të jetë diplomë e shkollës së mesme të përgjithshme e cila ju hap rrugën për të vazhduar studimet e larta dhe tjetra është diploma e arsimit profesional e cila certefikon edhe aftësitë e të rinjve për tregun e punës.
Këto detaje të ligjit për arsimin profesional u bënë publike nga ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë Blendi Klosi, në seancën dëgjimore në komisionin për Punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë.
Gjatë prezantimit të projektligjit pati debate mbi mbajtjen e premtimit për punësimin e 300 mijë njerëzve.
Arsimi professional në vend, vetëm nga Bashkimi Europian, është mbështetur me 30 milion euro për 3 vjet dhe numri i të rinjve që tashmë janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale është 3 -fishuar. Vetëm për vitin akademik 2016 ? 2017 janë regjistruar 27 700 nxënës.