Marrëveshja mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-në në nivel komunal në Tetovë parashef vetëm ndarje të posteve në ndërmarjet publike dhe sektorët komunal e jo edhe ndërtim të objekteve fetare opo kthimit ose ndërtimit apo mos ndërtimin e busteve, ka deklaruar në një prononcim për Alsat M kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
"Kemi arritur marrëveshje politike sa i përket ndarjes së pushtetit brenda komunal. Në këtë ndarje atyre iu kemi ofruar poste sipas numrit të votave, ju kemi ofruar një zëvendës shef sektori dhe dy shefa të sektorëve nga tet, kemi rënë dakord që të hapim proces për riorganizimin e ndërmarrjes . jemi akorduar që të kemi te çerdhja dy drejtor, me atë që nëse paraqitet kontest mes të dyve fjala e fundit të jetë e kreut të komunës. Pra marrëveshja është kjo duke i shtuar faktin që ato drejtor që janë udhëhequr nga drejtor maqedonas do udhëhiqen edhe tash, dhe në komunë sektorët që i kanë udhëhequr do i udhëheqin edhe tash, ndërkohë që çdo deklaratë tjetër jashtë kësaj është vetëm spekulim politik", tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.
Kjo deklarat e numrit një të komunës ka pasuar pasi disa media publikuan se marrveshja me VMRO DPMNE në Tetovë u arritë pasi BDI është pajtuar që në Tetovë të ndërtohet kishë. Edhe kryetari i komitetit komunal të VMRO DPMNE-së në Tetovë Goran Manojlloski, ishte i përmbajtur sa i përketë zërave se ka një marrëveshje të këtillë. Në linjë tel për ALSAT ai tha se: "marrëveshja është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Tetovës, pa marrë parasysh nëse është biseduar apo jo për ndërtimin e kishës apo bustet e dëshmorëve të UÇK-së. Ato janë tema të ndjeshme dhe nuk duhet ti komentoj ato gjëra, por nuk do ta komentoj edhe atë nëse është biseduar apo jo për këto dy gjëra".
Marrëveshja mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së sic mëson Alsat M mes tjerash parashes: dy poste drejtorë shkollash edhe atë në "Mosha Pijade" dhe shkolla fillore "Kikish" t`i takojnë VMRO-së, dhe 30 për qind e punësimeve në nivel komunal. Dy palët mëtej janë dakorduar që drejtorët e çerdheve, të jenë me nënshkrime të lidhura si dhe ndarja e Ndërmarrjes Publike Komunale në disa sektorë, prej të cilëve një pjesë të tyre do të udhëhiqen nga drejtues maqedonas, njëjtë sikurse edhe në 2 prej tetë sektorëve komunal që do drejtohen nga kuadro të VMRO DPMNE-së. Bashkim Sulejmani