Gjykata e Kasacionit ka konfirmuar vendimin e saj me burg për ish-kryeministrin Berluskoni lidhur me evazionin fiskal të "Mediaset" si dhe vendosi rigjykimin e tij në Apel në lidhje me faktin që ka qënë i ndaluar për të ushtruar detyrën në funksione publike për pesë vjet.
Trupi gjykues i përbërë nga 5 gjykatës e lexoi vendimin në orën 19:45 para mediave që e transmetuan atë direkt dhe pritshmërisë së mijëra mbështetësve dhe kundërshtarëve të Berluskonit.
Mediat e huaja njoftojnë se "Berluskoni 76 vjeçar ishte dënuar nga shkalla e parë dhe nga Apeli me 4 vite burg, por 3 prejtyre i ka të mbuluar nga amnistia. E megjithatë, ai nuk do të shkojë në burg gjithsesi për shkak të moshës.