Ultimatume dhe fyerje në Kuvend, Byroja 'fal' Berishën për shkak të moshës

Report TV 2018-12-21

Views 0

Ka përfunduar mbledhja e Byrosë së Kuvendit e kërkuar nga dy grupet të PD dhe PS. Deputetja socialiste, Vasilika Hysi ka bërë të ditur vendimet e Byrosë. Përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi ka qenë vendimi për deputetët e PD Flamur Noka dhe Gent Strazimiri. Ndërsa sa i takon ultimatumeve të Sali Berishës në Kuvend, Hysi tha se Byroja vendosi t'i tërheqë vëmendjen ish-kryeministrit. Sipas saj, masa nuk ka qenë drastike ajo e përjashtimit me 10 ditë nga seancat e Kuvendit siç kërkoi PS, duke marrë parasysh moshën e Berishës.

"Për Berishën kishim parasysh edhe moshën. Këngë të tilla patriotike të tiall nuk mund të përdoren nga shqiptarët kundër shqiptarëve". Byroja ka diskutuar edhe për Lulzim Bashën, ku sipas Hysit edhe atij i është tërhequr vëmendje. Sa i takon kryeministrit Edi Rama, për të cilin PD kërkoi përjashtim nga Kuvendi, Byroja nuk ka marrë asnjë masë. Një ditë më parë Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetin e PD, Endri Hasa, pasi qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama në foltore.

Share This Video


Download

  
Report form