Mjekë shqiptarë nga vende të ndryshme të rajonit mblidhen në Tiranë për të këmbyer eksperiencën e tyre rreth zhvillimeve më të fundit të shkencës në mjekësi.
Të ardhur nga Italia, Maqedonia, Kosova, u mblodhën në auditorin e Spitalit Obstetrik- Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldina" në takimin e 8-të i Institutit të Alb-Shkencës në fushën e mjekësisë. Qëllimi i konferencës, sipas drejtuesit Altin Stafa, i cili jeton dhe punon si mjek neuroradiolog në Itali, është zhvillimi i mjekësisë shqiptare.