Pas atmosferës që solli fundjavën e shkuar në Tiranë organizimi i Samitit të Diasporës, kryeqyteti mirëpret në datat 26-27 Nëntor, Konferencën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, një ide e propozuar para disa javësh nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e tij me homologun kosovar, Shpend Ahmeti, në Prishtinë.
Kryetarët e Komunave të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës kanë mbërritur Tiranë, për të vijuar me axhendën e përgatitur nga Bashkia e Tiranës, e cila kulmon ditën e Dielë me organizimin e Konferencës së parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.