Durrës, hapnin një pus tre persona të asfiksuar, 1 rëndë

Report TV 2015-08-21

Views 3

DURRËS - Tre persona janë asfiksuar teksa po punonin për hapjen e një pusi në zonën e ish kënetës në Durrës.

Gazetari i shqiptarja.com dhe A1Report Artur Korriku, raporton se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 18, në zonën e Kënetës, në Durrës dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që u ka dhënë ndihmën e parë.

SI NDODHI
Paraditen e sotme Festim Tola, i cili kishte ardhur nga emigracioni për ndërtimin e banesës së tij po hapte një pus të thellë për të tharë garazhin e banesës nga ujërat që buronin brenda tij. Bashkë me të punonte edhe kunati i tij Klodian Xega, i cili mbeti gjithashtu i asfiksuar.

Një fqinj i tyre, Ramiz Miha ka tentuar t'u vinte në ndihmë, por dhe ai është asfiksuar.

Share This Video


Download

  
Report form