Spanjë, aksidenti hekurudhor treni ecte me 190 km në orë

Report TV 2015-08-21

Views 0

MADRID - Zbardhet një tjetër regjistrim telefonik i makinistit të trenit që solli vdekjen e 79 personave, mbrëmjen e 24 korrikut në qytetin e Santiago de Compostela në Spanjë.

Francisco José Garzon është kapur duke i thënë një kolegu të tij se ishte duke udhëtuar me 190 kilometra, ndërsa rregulli ishte që të udhëtonte vetëm me 90 kilometra, shkruan BBC.

Ai kishte thënë më parë që e kishte ngadalësuar trenin kur kishte ardhë në kthesën që i mori jetën 79 personave ndërsa të plagosur ngelën rreth 170 persona. Makinistri i trenit së bashku me kompaninë hekurudhore janë nën hetim dhe akuzohen për vdekjen 79 personave.

Share This Video


Download

  
Report form