Ndërmjetësi për çështjen emrit Methju Nimic, mbërriti sot në Shkup. Një ditë pasi në Athinë dëgjoi qëndrimet e palës greke rreth propozimit të tij të fundit, sot dhe nesër Nimic do t'i mësojë edhe qëndrimet e autoriteteve të vendit. Diplomati amerikan kësaj radhe nuk ka ardhur me propozim të ri, por për të grumbulluar reagimet e palëve rreth ideve që ai shpalosi në prill të këtij viti. Duke komentuar takimin e djeshëm Nimic-Venizelos, mediat greke sot shkruajnë se zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, ka hedhur poshtë si të papranueshëm propozimin e Nimicit, Republika Veriore e Maqedonisë. Gazeta 'To Vima' madje shkruan se Venizelos edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e Athinës së nuk do të negociojë për ide, të cilat para se gjithash nuk përfshijnë përcaktimin gjeografik përpara termit 'Maqedoni', si dhe nëse nuk bëhet fjalë për emër për përdorim të përgjithshëm. Megjithatë gazeta thekson gjithashtu se Athina mbetet e përgatitur që të marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin negociues me qëllim që të gjendet zgjidhje, që do të kontribuonte për stabilitetin e rajonit dhe do të hapte rrugën e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë. Nga ana tjetër gazeta 'Etnos' shkruan se ndërmjetësi do të shfrytëzojë situatën kur ministrat e jashtëm Venizelos dhe Poposki do të qëndrojnë në Nju Jork në fund të muajit shtator, për të zhvilluar edhe një raund takimesh. Përpara takimit me ndërmjetësin Nimic, sot presidenti Ivanov tha se Maqedonisë duhet t'u mundësohet hapja e negociatave për anëtarësim në BE teksa vijon procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit.
"Kemi pasur raste të ngjashme siç është rasti i Maqedonisë, për kandidatë që kanë qenë të bllokuar. Megjithatë për ata është miratuar vendim që paralelisht të ecë përpara procesi i zgjidhjes së çështjeve të hapura dhe të euro-integrimeve. Presim që ky hap të merret edhe për ne, kështu që të njëjtën e presim edhe nga Samiti i radhës i Komisionit Evropian por edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian që përfundimisht Maqedonia të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE", deklaroi Gjorge Ivanov, president.
Nga ana tjetër sipas portalit 'Nova Tv', propozimi i prillit i ndërmjetësit Nimic, parashikon që emri Republika Veriore e Maqedonisë të zëvendësojë referencën IRJM dhe të përdoret për aq kohë sa do të zgjasin bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ndërkaq kur do të përfundojnë bisedimet, qytetarët në referendum të shprehen rreth dy pyetjeve, nëse janë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe nëse pranojnë emrin Republika Veriore e Maqedonisë. Përgjigjja pozitive rreth këtyre pyetjeve do të thoshte se Republika Veriore e Maqedonisë do të ishte emri i ri kushtetues menjëherë pas anëtarësimit të vendit në BE. Ndërmjetësi Nimic dje në Athinë nuk zbardhi asnjë detaj rreth propozimit të tij, por takimin e tij me autoritetet greke e cilësoi si konstruktiv. Pas takimit të sotëm me presidentin Ivanov, nesër Nimic do të takojë ministrin e jashtëm Nikolla Poposki dhe kryeministrin ...