Nimic në Shkup, për të mësuar qëndrimin e kreut të shtetit

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ndërmjetësi për çështjen emrit Methju Nimic, mbërriti sot në Shkup. Një ditë pasi në Athinë dëgjoi qëndrimet e palës greke rreth propozimit të tij të fundit, sot dhe nesër Nimic do t'i mësojë edhe qëndrimet e autoriteteve të vendit. Diplomati amerikan kësaj radhe nuk ka ardhur me propozim të ri, por për të grumbulluar reagimet e palëve rreth ideve që ai shpalosi në prill të këtij viti. Ndërmjetësi i OKB-së Methju Nimic sonte realizoi një takim me presidentin e vendit Gjorge Ivanov, por asnjëri nuk u prononcua për media. Paraprakisht Nimic me të arritur në Shkup shkurt tha se pret që ketë bisedime të mira me kreun shtetëror në Maqedoni.

"Po do të kem këtu takim. Çfarë pres? Pres që të kem bisedë të mirë me kreun shtetëror këtu. Në Athinë ka Qeveri të re dhe ministër të ri të punëve të jashtme me të cilin bisedova. Unë dhashë një propozim në muajin prill dhe ata i prezantuan në hollësi mendimet e tyre. Tani i kam të qarta qëndrimet e tyre", deklaroi Metju Nimic, ndërmjetës I OKB-së.

Përpara takimit me ndërmjetësin Nimic, sot presindeti Ivanov tha se Maqedonisë duhet t'u mundësohet hapja e negociatave për anëtarësim në BE teksa vijon procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit.

'Kemi pasur raste të ngjashme siç është rasti i Maqedonisë, për kandidatë që kanë qenë të bllokuar. Megjithatë për ata është miratuar vendim që paralelisht të ecë përpara procesi i zgjidhjes së çështjeve të hapura dhe të euro-integrimeve. Presim që ky hap të merret edhe për ne, kështu që të njëjtën e presim edhe nga Samiti i radhës i Komisionit Evropian por edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian që përfundimisht Maqedonia të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE", deklaroi Gjorge Ivanov, president.

Duke komentuar takimin e djeshëm Nimic-Venizelos, mediat greke sot shkruajnë se zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, ka hedhur poshtë si të papranueshëm propozimin e Nimicit, Republika Veriore e Maqedonisë. Gazeta 'To Vima' madje shkruan se Venizelos edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e Athinës së nuk do të negociojë për ide, të cilat para se gjithash nuk përfshijnë përcaktimin gjeografik përpara termit 'Maqedoni', si dhe nëse nuk bëhet fjalë për emër për përdorim të përgjithshëm. Megjithatë gazeta thekson gjithashtu se Athina mbetet e përgatitur që të marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin negociues me qëllim që të gjendet zgjidhje, që do të kontribuonte për stabilitetin e rajonit dhe do të hapte rrugën e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë. Nga ana tjetër gazeta 'Etnos' shkruan se ndërmjetësi do të shfrytëzojë situatën kur ministrat e jashtëm Venizelos dhe Poposki do të qëndrojnë në Nju Jork në fund të muajit shtator, për të zhvilluar edhe një raund takimesh. Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic nesër pritet të takojë ministrin e jashtëm Nikolla Poposki dhe kryeministrin Nikolla Greuvski.

Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form