Mexhiti: Emrat e shkollave zgjidhen së shpejti, argumentet janë në anën tonë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kreu I komunës së Çairit konfirmoi se po zhvillohen negociata intensive me ministrin e arsimit për zgjidhjen e problemit me emrat e katër shkollave fillore në këtë komunë. Kreu I komunës Izet Mexhiti theksoi se argumentet janë në anën e komunës së Çairit dhe prêt që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, pa saktësuar afat të caktuar kohor.

"Unë vërtetoj që ka komunikim dhe atë që edhe njëherë dua ta potencoj është që argumentet janë në anën tonë bëhet fjalë për shkolla ku 99% janë nxënës shqiptarë, arsimtar shqiptar, prindër shqiptar., drejtor shqiptar, lagje shqiptare pra argumentet janë krejtësisht në anën tonë, e drejta ligjore është në anën tonë. Pres vullnet të mirë që kjo punë të mbyllet në interes të arsimit që sa më pak të merremi me çështje të tilla më tepër të merremi me ngritjen e standardit, me investime kapitale me punë tjera", deklaroi Izet Mexhiti, kryetar I komunës së Çairit.

Edhe ministri I arsimit Spiro Ristovski ditë më parë theksoi se po zhvillohen bisedime sistematike me drejtuesit e komunës së Çairit për emrat e 4 shkollave. Sipas tij zgjidhja e arritur do të jetë e kapshme për të dyja palët ku nuk do të ketë fitues e as humbës. Ndryshe nxënësit e shkollave fillore, 'Imri Elezi', 'Ismail Qemali', 'Hasan Prishtina', 'Jashar Bej Shkupi' në Komunën e Çairit fund vitin e kaluar dëftesat i morën me emrat e vjetër të tyre Nikolla Vapcarov, Rajko Zhinzifov, Cvetan Dimov dhe Jane Sandanski. Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti me këtë rast pati deklaruar se " ajo ishte një zgjidhje e përkohshme dhe pragmatike". Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form