Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Integrimit miratuan sot paradite pa opozitën pr/ligjin për "Disa ndryshime në ligjin nr.10463, Datë 22.9.2011,"Për menaxhimin e integruar të mbetjeve" të ndryshuar.
Pr/ligji i miratuar nga kryeministri Rama në mbledhjen e parë të qeverisë, më 18 shtator, ndalon tërësisht importin e plehrave.
Mbledhja u drejtua nga Taulant Balla, nënkryetari i këtij komisioni pasi mungoi Majlinda Bregu.
Para deputetëve përfaqësuesi i ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi tha se pezullimi i pr/ligjit për importin, do të rriste riciklimin e mbetjeve në vend.
Lavdosh Feruni, përfaqësues i Aleancës Kundër Importit të Plehrave tha se AKIP është dakord me këtë pr/ligj dhe se nenet janë në përputhje me kërkesat e firmëtarëve të referendumit