Report TV - Qeveria rikthen në Kuvend ligjin për importin e mbetjeve

Report TV 2018-05-02

Views 1

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar axhendën për periudhën nga 18 shtatori deri më 13 tetor të këtij viti.

Mes shumë projektligjeve që janë futur për diskutim është edhe dekreti i kthyer nga Nishani për ?Menaxhimin e integruar të mbetjeve?.

Kështu në muajt e parë të legjislaturës së re qeveria do të ripropozojë ligjin e ndryshuar për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Ndryshimi është debatuar shumë në mandatin e parë të qeverisë Rama, pasi sipas ambientalistëve kishte qëllim importin e mbetjeve nga jashtë.

Por qeveria dhe teksti i projektligjit përcakton vetëm importin e mbetjeve për riciklim që shërben si lëndë e parë për industrinë.

Pavarësisht nga garancitë e dhëna nga Rama, që është përfshirë direkt, opozita dhe një pjesë e Shoqërisë Civile e kanë kundërshtuar fort.

Share This Video


Download

  
Report form