Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë zhvilluar një takim me mjekët e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta. Gjatë takimit, kryeministri ka prezantuar programin e qeverisë që drejton, për kthimin e QSUT-së në pikën e referimit të mjekësisë së vendit. Në këtë takim Rama tha se, nuk do të ketë më emërime politike dhe ata kontrata që janë nënshkruar do të ndërpriten.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, ky shërbim në QSUT, ka nevojë për thikë dhe do të operohet. Nga ana e tij, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se vjen në këtë takim me një premtim të mbajtur atë të pastrimit të territorit spitalor nga aktivitete të tjera jo spitalore.