Kukës, qyteti prej 3 muajsh në errësirë, nuk ndizet ndriçimi në rrugë

Report TV 2015-08-21

Views 1

KUKËS - Qyteti i Kukësit prej 3 muajsh është zhytur në errësirë të plotë si pasojë e mungesës së ndricimit në rrugë. Ndriçueset e rrugëve nuk e kryejnë funksionin e tyre, duke u shndërruar kështu në një burim aksidentesh për automjetet dhe kalimtarët gjatë orëve të natës. Mungesa e ndriçimit publik sipas nënkryetares së Bashkisë së Kukësit Alketa Cenaj vjen si pasojë e mos likujdimit të pagesës së energjisë së ndaj CEZ shpërndarje, i cili kërkon që pagesa të bëhet në total, çka sipas saj bashkia nuk e përballon dot. Ndërkohë pa ndriçim publik prej vitesh kanë mbetur rrugët e brendshme në të gjitha lagjet e qytetit si rruga e spitalit, rruga e ish turizmit të vjetër si dhe rrugët periferike.

Share This Video


Download

  
Report form