Report TV -Kukës, familjet në nevojë prej dy muajsh pa ndihmë ekonomike

Report TV 2017-10-24

Views 1

Familjet në nevojë në Kukës nuk kanë marrë prej dy muajsh ndihmën ekonomike. Më shumë se 6 mijë familje kuksiane nuk do të kenë festë të Kurban Bajramit, pasi një pjesë e madhe e tyre e kanë të vetmin burim të ardhurash.

Po ashtu edhe personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagën për muajin gusht.

Këshilli Bashkiak, nuk po arrin korumin nevojshëm edhe pse mbledhja e tij u thirr ditën e djeshme, nga jo më pak se një e treta e këshilltarëve.

Tregu i qytetit një ditë para festës ngjason me një vendtakim të qytetarëve me blerje të vogla sa për të kaluar radhën.

?Me këto jetojmë, pa punë, me 30 mije lekë në muaj, dhe i marrim kur tu teket. Çfarë ndihmë ekonomike ka marrë ky popull? Ata me pi me henger kanë, populli ska pare për libra për të çuar fëmijët në shkollë, për tu veshur. Kemi ankesë për Këshillin Bashkiak, i cili nuk miraton buxhetin për invalidët. Ne invalidët kërkojmë që ky problem të zgjidhet, të përcaktohet një datë për përkrahjen sociale dhe për invalidët?, flasin qytetarët.

Sipas drejtorit të ndihmës ekonomike Dileman Nela, kjo situatë është kthyer në një problem mjaft shqetësues, ndonëse bashkia prej kohësh ka bërë gati materialet dhe projekt vendimet por dështimi i mbledhjes ka penalizuar përfituesit e kësaj skeme.

Share This Video


Download

  
Report form