Nga ora 10:30 në Kuvend ka nisur debati për rishikimin e buxhetit 2013. Bëhet fjalë për aktin normativ nr. 6, datë 4.10.2013 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 "Për buxhetin e vitit 2013". Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se, Berisha i zbrazi rezervat e shtetit, gjatë fushatës.
Në orën 13: 45 mbajti fjalën kryeministri Rama i cili akuzoi qeverinë Berisha se ka lënë qeverinë e shqiptarëve të zhytur në borxhe. "Rezervat e shtetit në rastet e emergjencave janë bosh dhe paratë për bukën e gojës së paraplegjikëve ushtarëve janë përdorur për të prerë shirita për fushatën elektorale, si dhe janë rimbursuar kompani fantazëm "- tha Rama në fjalën e tij gati 30 minutash për të mbrojtur aktin normativ.
Rezervat e shtetit për emergjencat civile sipas Ramës janë në gjëndje të mjerueshme.
"Nga 490 mijë kg që duhej të ishin në rezervat e shtetit për emergjenca, aktualisht është zero. Tek orizi jeni të mirëkutuar se jeni pilaf dashësh të njohur botërsisht. Miellin e keni kursyer nga 200 mijë kg keni lënë 30 mijë kg. Pavarësisht se keni kaluar te Versaçja keni lënë zero kg fasule nga 30 mijë që duhej të ishin atje.
Keni pasur zorrën më të babëzitur për të thithur naftë. S'kishit lënë asnjë kg karburant për të lëvizur makinat që lëvizin këto makina me miell. Zero karburant keni lënë.
Sipas Ramës në listën e borxheve janë shfaqur dhe lista e hoteleve që thonë se kanë ngrënë e kanë fjetur por s'janë paguar.