Mat, 50 vjeçari vritet me 15 plumba 2 herë i shpëtoi pritave

Report TV 2015-08-21

Views 2

Prita e ngritur për herë të tretë ndaj Xhavit Lleshit i ka kushtuar jetën 48- vjeçarit.

Ngjarja e rëndë është shënuar sot në mëngjes në fshatin Pujk të Matit, ndërsa 48- vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip 'benz' nga fshati Remull në drejtim të Burrelit.

Sipas policisë dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa ende nuk mund të flitet për autorin apo autorët e mundshëm.

Xhavit Lleshi është goditur nga 15 plumba kallashnikovi që i kanë shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme, ndërsa personat kanë shfrytëzuar terrenin e mbjellë me dushqe, për t'u larguar pas kryerjes së vrasjes.

Mësohet se viktima është shenjëstuar edhe në 2 atentate të ndryshme. Në prill të 2013, po në fshatin Pujk ai është qëlluar me armë disa herë, por asokohe mundi të mbijetonte.

Share This Video


Download

  
Report form