Ja si pallati i Bashës ka vjedhur detin e Vlorës, fotot satelitore

Report TV 2015-08-21

Views 0

Zbardhen fotot satelitore të vendosjes së pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës të ndërtuar në Vlorë. Një foto e 2007 dhe një foto e ditëve të sotme, tregon atë që ka ndodhur në të vërtetë më këtë objekt, shumë të kontestuar dhe debatuar nga qytetarët e Vlorës. Fotot tregojnë se kompleksi "Jon" është ndërtuar jo në tokë, por mbi ujërat e detit Jon.

Ndërtimit i pallatit në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, jo vetëm që nuk ka kursyer bregdetin më të burkur të Vlorës, por babëzia për tu zgjeruar nuk ka kursyer dhe rrugën "Aleksandër Moisiu" që të çon në tunelin e "Ujit të Ftohtë".

Në dy foto satelitore që gazeta "Shqiptarja.com" i disponon ekskluzivisht dallohet qartë krimi që është bërë në këtë rast, ku si nga ana e detit ashtu dhe nga ana e rrugës nacionale, pallati i Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës është zgjeruar. Skandali merr përmasa akoma dhe më të mëdha kur një gjë e tillë është bërë në një zonë, që sipas ekspertëve të mjedisit, faunës dhe specialistëve historikë, vendi në fjalë ka vlera të rralla duke filluar nga historia, pamja piktoreske dhe vetë qytetin e Vlorës.

Share This Video


Download

  
Report form