A1 Report - Kosovë, vritet kandidati i AAK-së vetëdorëzohet polici i dyshuar

Report TV 2015-08-21

Views 1

Me një njoftim zyrtar, policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë një kandidat për këshillin komual të Skënderaj.

"Sot me 2 nëntor 2013 rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka marrë një informacion së në qytetin e Skenderajt, në vendin tek xhamia ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e këtij incidenit një person ka mbetur i plagosur", tha policia.

Policia tha se, "bazuar në hetimet paraprake dyshohet se personi i dyshuar V. G. pjestar i Policisë së Kosovës jashtë detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës Bekim Birinxhiu, i cili nga plaga e marrë rreth orës 16.30 ka ndërruar jetë në emergjencen e Spitalit të Skenderajt".

Sipas policisë së Kosovës, "dyshohet se deri te ky incident tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në mes të dy personave, ku si pasojë e saj ka ardhë edhe deri te vrasja me arme zjarri".

Share This Video


Download

  
Report form