A1 Report - Kinë, smogu në nivele alarmante shfaqen rastet me tumor te fëmijët

Report TV 2015-08-21

Views 2

Në Kinë, rastet e tumorit tek të vegjlit janë shtuar kohët e fundit dhe shkak për këtë është smogu, që ka tejkaluar çfarëdo lloj niveli të lejuar.
Është rasti i një vajze 8-vjeçare që po kurohet në Jiangsu Cancer Hospital të Nan-ching e cila është e sëmurë nga kanceri i mushkërive.
Deri më tani, është rasti i parë i sëmundjes që ka prekur një njeri kaq të ri në moshë dhe sipas specialistëve, kjo gjë shkaktohet nga ajri i ndotur.
Në Kinë, kanceri i mushkërive është më i shpeshtë në qytetet e mëdha, ku niveli i smogut tejkalon 10 herë, apo edhe më shumë masën e sigurisë të lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Në Ad Harbin, në Kinë, një metropol me 11 milionë banorë, disa ditë më parë, niveli i ndotjes atmosferike, ishte 50 herë më i lartë se niveli i lejuar me një shikueshmëri të dobët në 3 metra distancë.

Share This Video


Download

  
Report form