DURRES- Pak kohë para çeljes së sezonit turistik operatorët turistikë të rrethit Durrësit kanë renditur një sërë problemesh që rrezikojnë cilësinë dhe shërbimet ndaj pushuesve. Gjatë një takimi të organizuar nga qarku i Durrësit, operatorët turistikë kanë ngritur shqetësimin se niveli i ndotjes është në nivele alarmante, ashtu si siguria në rrugë, infrastruktura e amortizuar, etj.
Në këto kushte, ata kanë kërkuar më shumë koordinim mes njësive vendore e operatorëve privatë turistikë.
Këtë vit këshilli i qarku ka vënë në dispozicion të turizmit një portal i cili është ndërtuar falë një projekti të BE. Në këtë portal operatorët do të gjejnë informacion të gjithanshëm për turizmin në të gjithë rajonin tonë.