Në fazën fillestare të punimeve të kompleksit "Jon" kanë zbuluar shkeljet e kryera në ndërtimin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës. Një eskavator tregohet jashtë gropës ku do të ndërtohej pallati dhe se dyshohet se shërbente për shtyrjen e masës së gurëve në drejtim të detit.
Zbardhen foto të reja, që tregojnë se themelet e kompleksit "Jon" kanë hyrë në brendësi të shtratit të detit dhe se pallati në anën perëndimore të tij, është i mbështetur në kollona betoni, me qëllim shmangien e rrëshqitjes së objektit.
Gazeta "Shqiptarja.com", ka mundur të sigurojë nga gjykata e Vlorës materiale nga dosja penale, ku për këtë çështje është marrë i pandehur shefi i Urbanistikës së bashkisë Vlorë, Odhise Zoto.